“Jemi të parët në vagonin e integrimit”, Rama: Dokumenti i normalizimit të marrëdhënieve, gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës dhe Serbisë

Pas mbledhjes së Këshillit për Stabilizim Asociimit, kryeministri Edi Rama së bashku me zyrtarin e lartë të BE, Josef Borrell dhe komisionerin europian Oliver Varhelyi, kanë dalë në një konferencë për media.

“I nderuar Borrell dhe Varhelyi, dëshiroj të shpreh mirënjohjen për të gjithë mbështetjen që kemi marrë prej jush në një proces që ka qenë tejet i vështirë dhe në një periudhë kohë jo të shkurtër, shumë i padrejtë ndaj Shqipërisë. Sot ne mbledhim për herë të parë këshillin e këshillim asociimit jashtë Brukselit, ju na keni dëshmuar dhe njëherë respekt, përkushtim dhe vullnet të palëkundur për të na mbështetur në këtë rrugë që tanimë është e celur, e drejtë dhe natyrisht jo pa vështirësitë e veta. Më vjen mirë që atmosfera e mbledhjes ishte pozitive. Kemi dakordësim të plotë në të gjithë kushtet e kësaj marrëdhënie strategjike. Shqipëria nuk është më në fund të trenit të integrimit, por në krye, në këtë rajon ku roli ynë vlerësohet si model në aspektin e promovimit të paqes, dialogut dhe normalizimit. Ne e shohim me admirim përpjekje tuaj në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në këndvështrimin tonë, dokumenti i normalizimit i paraqitur prej jush është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës dhe Shqipërisë. Dhe besoj me gjithë zemër se asnjëra palë nuk do t’ia lejojë vetes të mos e përqafojnë plotësisht dokumentin dhe programin e implementimin e tij, sepse realisht i keni ofruar Kosovës, Serbisë dhe rajonit një portë të hapur të së ardhmes në paqe dhe një kohë tjetër të nevojshme të mbylljes përfundimtare të procesit të njohjes”, tha Rama./albeu.com

 

 

 

 


Shtuar 16.03.2023 13:16