Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, bëri një rrëfim tronditës në një live të publikuar në Instagram.
Dy ditë më parë ajo ndau një histori nga jeta personale, në të cilën është i përfshirë ish-partneri i saj, Fisnik Syla si dhe persona të tjerë.
Në tregimin e gjatë, artistja zbuloi gjithçka për vitet e fundit, ku siç theksoi është e shkatërruar shpirtërisht dhe se në këtë mes është edhe vajza e saj, shtatëvjeçare.
Sot Fjolla Morina ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria live”, ku foli rreth video që shpërndau në Instagram 2 ditë më parë.
Fjolla e tensionuar tregon se sipas saj ish-partneri ka ushtruar presion mbi të si psikologjik ashtu edhe dhunë fizike ndërsa e quan atë kriminel.
Ndër të tjera këngëtarja ka akuzuar ish-partnerin e saj në video se e ka vendosur ai armën në ngjarjen e ndodhur në vitin 2020. Fjolla
Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj e bëri të ditur se do të apelonte dënimin.
Gjatë arrestimit ajo tregoi gjithashtu se ka qenë e helmuar dhe e pavetëdijshme mjaftueshëm për t’u përgjigjur.
Si pasojë e dhunës psikologjike Fjolla thotë se ai ka dashur që mos jetë e aftë të kujdeset për fëmijën e saj ndërsa edhe koncertet i janë bllokuar që mos të ketë të ardhura për vajzën. Fjolla tregon se ka dy biznese ku fiton të ardhura dhe ndihet e pambrojtur dhe e sulmuar.
E pyetur nëse ish-partneri ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj ajo u përgjigj: “Ka ndodhur një herë, ka ushtruar dhunë, nuk e kam denoncuar.”
Fjolla trondit akoma më shumë pasi thotë se kanë dashur t’i vrasin fëmijën.
“Kemi me ta hek kokën e vajzës”, tha Fjolla se ishte një nga kërcënimet.
“Unë krejt i di, unë jam mirë, unë kam luftu për vajzën time. Për mu karriera nuk vlen, lufta për karrierën nuk vlen”, është shprehur gjithashtu ajo, ndërsa thotë se dëshira e saj është të jetojë një jetë normale me vajzën e saj.
Këngëtarja thotë së e gjitha situata është falë strategjisë dhe inteligjencës së Sylës duke dashur të dalë i pastër./albeu.com/