Qyteti martir i Bakhmutit është shfaqur si nëna e betejave, me rusët që ende nisin sulme të ashpra dhe ukrainasit që ruajnë mbrojtjen e tyre të fortë.
Kreu i grupit paraushtarak Wagner, Yevgeny Prigozhin, njoftoi të shtunën se luftëtarët e tij kishin fituar terren të rëndësishëm në qytetin e mizorive, duke postuar një video në llogarinë e tij në Telegram, në të cilën ai thoshte se ishte rreth 1.2 kilometra larg qendrës administrative të rajonit.
“Kjo është një ndërtesë pesëkatëshe nga vjen tymi, godina e administratës së qytetit, qendra administrative e qytetit. Është 1.2 kilometra larg”, tha Prigozhin në video.
“Я буду баллотироваться в президенты Украины в 2024 году,” — глава ЧВК “Вагнер” Пригожин
Как это комментировать пока не ясно, но ясно то, что у Пригожина совсем уже крыша едет pic.twitter.com/8iKZRbNNaF
— АSLAN (@antiputler_news) March 11, 2023
Duke përshkallëzuar retorikën nxitëse dhe me një humor ironik, ai tha: “ Kam marrë vendimin në vitin 2024 për të kandiduar për president të Ukrainës. Unë do të konkurroj për këtë pozicion me Poroshenkon dhe Zelenskny. Nëse fitoj, atëherë gjithçka do të jetë mirë. Nuk do të nevojiten predha.”
The illegal and unprovoked invasion of Ukraine is continuing.
The map below is the latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 11 March 2023.
Find out more about Defence Intelligence’s use of language: https://t.co/HN8GgP0WNm
?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/GKjKAFzu6S
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) March 11, 2023
Pak ditë më parë, Prigozhin kishte deklaruar se Ukraina po përgatit një kundërsulm pranë Bakhmutit.
“Po, dihet që armiku po përgatit një kundërsulm. Sigurisht, ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta parandaluar këtë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale. Wagner që nga vera e kaluar është përfshirë në mënyrë aktive në luftën në Ukrainë, duke rekrutuar të dënuar nga burgjet dhe kolonitë penale në të gjithë Rusinë, shpesh me premtimin e shlyerjes për ata që kryejnë gjashtë muaj në front.
Megjithatë, humbjet e këtyre njësive, janë të mëdha. Kjo po ndodh edhe në betejat në Bahamut që po vazhdojnë prej javësh./Albeu.com/