Janë zbardhur detajet e fundit nga ekzekutimi me armë zjarri e të riut në Shkodër. Viktima është shtetasi Endri Mustafa 32-vjeç, trupi i të cilit u gjet në zonën e njohur si Livadhe në këtë qytet.
Burimet bëjnë me dije se i riu është shpallur i zhdukur prej 3 ditësh nga policia e Shtetit, pas denoncimit të familjarëve. Dëshmia e nënës së tij ka zbuluar se i riu ka dalë nga shtëpia në darkë, dhe ka marrë dy mesazhe në celular.
“Eja dil pak”, është teksti i shkurtër që viktima ka marrë për të dalë nga banesa.
Denoncimi në polici është bërë nga nëna e tij, që ka shprehur shqetësimin që i biri nuk i ishte kthyer në shtëpi, por nuk ka folur për konflikte të mundshme të tij me persona të tjerë.
I riu, 32-vjeç, një emër shumë i njohur për Policinë e Shtetit për vepra penale si plagosje, grabitje, fajdexhi etj, u gjet i ekzekutuar në zonën e Livadhit.
Mësohet se Mustafa është dënuar më herët për plagosje, i përfshirë në bandën e fajdexhinjve në Shkodër dhe i implikuar në vrasjen e vëllezërve Bilali.
Gjithashtu Mustafa ka qenë i arrestuar së bashku me 5 të tjerë në vitin 2016 pasi atyre iu janë gjetur armë e municione luftarake. /albeu.com/