KAMERA E FSHEHTË/ E sëmurë nga xhelozia, e dashura e biznesmenit ia bën “gjakun ujë” Anna Likës

Aktorja e njohur Anna Lika, ka qenë preja e radhës e “Piranjave”, që këtë sezon moderohen ga Florjan Binaj dhe Sindy Marina.

Siç të gjithë e njohim Anna lika është njëpersonazh mjaft i famshëm i televizionit, e cila ka luajtu me dhjetra role në teatër, por edhe në filma, ku i fundit ishte seriali H.O.T i Ermal Mamaqi.

Prandaj një personazh kaq i bukur dhe i dashur për publikun nuk mund kurrsesi mos ishte në qendër të vëmendjes së biznesmenëve për t’i bërë reklamë produkteve të tyre, veçse këtë herë biznesmeni i “Piranjave” më shumë se sa problem për shitjen e produkteve, ka xhelozinë e të dashurës.

Por që kamera e fshehtë të funksionojë në mënyrë perfekte, në lojë ëhstë futur dhe menaxheri dhe miku i saj Xhani, i cili e prezanton me Luizin, një biznesmen me shumë para, i cili ëhstë i gatshëm të paguajë shifra të majme që Anna t’i bëjë reklamë produktit të tij.

Sapo prezantohen Anna dhe Luizi veç bisedës mbi biznesin dhe reklamës, ndajnë edhe histori personale, tradhie, xhelozie. Por ajo që do ta bëjë që Annës tonë t’i bëhet “gjaku ujë” është momenti kur në skenë futet e dashura xheloze dhe maniake e Luizit.

Aq e rëndë ishte skena sa edhe në momentin kur Annës i shpejgojnë se është thjeshtë një kamera e fshehtë, ajo e ka shumë të vështirë të mbledhë veten.

/AlbEu.com/


Shtuar 10.03.2023 22:17