Lilibet Diana, vajza e Princit Harry dhe Meghan Markle është pagëzuar në një ceremoni private në Montecito më 3 mars. Lajmin e kanë konfirmuar Duka dhe Dukesha e Sussex-it të cilët kanë përdorur titullin “princeshë” për herë të parë për vajzën e tyre.
Ligji e lejon këtë si mbesë e një mbreti, por mbi të gjitha ishte vetë Charles III në një bisedë private me djalin e tij që i dha titullin. Duket se familja mbretërore ka qenë e ftuar, por nuk ka qenë prezente.
Titulli princeshë vjen automatikisht pasi gjyshi i saj u bë Mbret. “Lilibet Diana Mountbatten-Ëindsor”, siç thuhet në certifikatën e saj të lindjes në Kaliforni, quhet nga prindërit “Lili”.
Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë dashur t’u mohojnë fëmijëve mundësinë e përdorimit të titullit princëror, por kanë bërë të ditur se duan që Lilibet dhe Archie të vendosin nëse do ta përdorin apo jo këtë titull kur të rriten.
Çifti kanë njoftuar se Lilibet është pagëzuar nga Kryepeshkopi i Los Anxhelosit, Reverend John Taylor. Sakramenti që u kremtua në Shtetet e Bashkuara në Kishën Episkopale është gjithashtu i vlefshëm në të gjitha aspektet në Mbretërinë e Bashkuar.
Revista People raportoi se prindërit e Lilibet ftuan Mbretin Charles, Queen Consort Camilla, Princin William dhe Catherine, Princeshën e Uellsit në ngjarje, por ata nuk morën pjesë.
Nëna e princeshës u pagëzua dhe u konfirmua në Kishën e Anglisë në vitin 2018 përpara dasmës mbretërore.
Por a do të jenë çifti present në kurorëzimin e Mbretit Charles më 6 maj? Kjo nuk është ende e qartë pas thashethemeve për ftesën e sovranit për djalin e tij.
Tashmë duket e sigurt se thirrja do të vijë, por mbetet për t’u përcaktuar nëse Sussex-ët do të pranojnë apo jo dhe çfarë roli do të luajnë gjatë eventit.