Tea Trifoni e ftuar në “E diell”, krah çiftit Melisa-Andi i ka këshilluar që të shijojnë marrëdhënien e tyre, mos të mendojnë për ndarjen dhe mos të marrin parasysh fjalët e të tjerve.
“Ta nisin mbarë mos të mendojnë për ndarjen. Të tregojnë historitë e bukura që kanë dhe fundja fundit duhet të shijojnë njëri-tjetrin dhe të kënaqen me marrëdhënien e tyre, jo të vazhdojnë t’i mbushin mendjen botës që ne jemi realë apo s’jemi realë. Shikoni jetën tuaj, lëreni botën!”- ka thënë ajo.
Pas shumë aludimesh, Melisa dhe Andi konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë në këngën e dytë të Melisës “Leje”, videoklipi i të cilës u finalizua me një puthje pasionante mes dyshes. Këtë moment po e prisnin të gjithë prej kohësh dhe më në fund dyshja morën guximin të pranonin hapur gjithçka. Tashmë dyshja ka nisur bashkëjetesën dhe shfaqen kudo bashkë.