Tronditet Fushë-Kruja, i vendoset tritol mobilerisë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një mobileri në Fushë-Krujë.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

Lënda plasëse i është vendosur mobilerisë në pronësi të Bujar Caraci, banor i zonës i cili e ka dhënë me qira te një person tjetër me inicialet B.Ç.

Shpërthimi ka qenë i fortë aq sa godina është shkatërruar dhe janë dëmtuar edhe bizneset përreth.

/Albeu.com.


Shtuar 3.03.2023 20:59