Autori i tre vrasjeve dhe tre plagosjeve ditën e sotme, Dan Hutra, ka rënë në prangat e policisë pas disa orësh arrati.
Dan Hutra vrau ish-kunatën, nusen e vëllait të ish-bashkëjteueses, si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënën e saj.
Para se të kryente krimin makabër ai kishte plagosur me thikë të dashurën e tij dhe i kishte grabitur asaj para.
Ndërkohë, monstra nuk u ndal këtu. Pasi kreu vrasjen e dyfishtë ai u drejtua për në shtëpinë e Vladimir Kurtit, i dënuar përjetë, dhe i vrau të motrën.
Hutra ishte dënuar më parë në vitin 2003, pasi mori eng nënën e kunatës së tij, si dhe do të përdhunonte këtë të fundit. Për këtë ngjarje ai bëri 3 vite burg.
Vetëm një vit pas daljes nga burgu, Dan Hutrën do e merrte sërish “etja” për gjak, pasi do të vriste bashkëshorten e tij.
“Po, unë e kam vrarë gruan time, Dafinën, me thikë. Jemi grindur dhe më pas e kam goditur, por gjithçka e kam bërë pa vetëdijë”, deklaronte Hutra para policisë pas krimit që kishte kryer.
Hutra u përball sërish me uniformat blu në 16 qershor të vitit të kaluar, pasi u arrestua për dhunë në familje.
Këtë herë Gjykata e dënoi me 8 muaj burg dhe ai doli nga qelia në 16 shkurt të këtij viti. Megjithatë, Gjykata e Apelit mohoi të kishte pranuar kërkesën për lirimin e tij.