Të shtëna me armë zjarri pranë një shkolle fillore në Gjermani, dy të plagosur rëndë

Dy persona u plagosën rëndë nga të shtënat me armë zjarri pranë një shkolle fillore në qytetin gjerman të Bramse, Saksonia e Ulët, raportoi sot gazeta gjermane Bild në faqen e saj të internetit.

Dëshmitarët okularë të incidentit, i cili ndodhi rreth orës 07:30, thirrën policinë, vuri në dukje Bild dhe oficerët arrestuan sulmuesin pak kohë më vonë.

Siç ka theksuar gazeta gjermane, nxënësit dhe mësuesit e shkollës nuk janë prekur nga incidenti. /albeu.com


Shtuar 28.02.2023 10:33