“Mallkimi” ndjek urbanët e Tiranës, pas aksidentit me 9 të plagosur, autobusi i Saukut përplaset me karrotrecin (FOTO)

Të udhëtosh me autobus në Tiranë, është një bast i fortë me veten, pasi shanset që mund të pësosh aksident gjatë rrugës janë të larta.

Mëngjesin e ditës së sotme autobusi “Green Line” u përplas me 7 automjete, ndërsa mbetën të plagosur 9 qytetarë.

Pa u sqaruar ende mirë aksidenti i parë, një tjetër autobus përplaset me një karrotrec në Sauk, këtë herë pa lëndime në njerëz, vetëm dëme tek mjetet.

Kujtojmë që në 29 prill të vitit të kaluar një nga autobusët e “Green Line” përfundoi në Lanë, madje qendroi atje për disa ditë.

/AlbEu.com/


Shtuar 27.02.2023 16:49