Doni që aroma e parfumit të zgjasë më shumë? Ndiqni këto tre “sekrete”

Nëse do të duhej t’i ndanim gratë në kategori sipas parfumit të tyre, atëherë ndoshta do ta bënim kështu: ato që mbajnë një parfum gjatë gjithë jetës së tyre dhe ato që duan të nuhasin ndryshe çdo stinë apo edhe çdo ditë.

Çfarëdo kategorie që i përkisni, patjetër që dëshironi që parfumi juaj të zgjasë shumë dhe të mos zhduket pas një kohe. Disa janë më të fortë se të tjerët dhe zgjasin mjaft kohë me një spërkatje të vetme. Disa duan pak “ndihmë” dhe ne do t’jua japim.

Fillimisht le t’ju themi se parfumet me fruta dhe me lule zgjasin më pak se ato me drurë dhe pikante, kështu që nëse dëshironi qëndrueshmëri pa mundim, këto të fundit janë ato që ju nevojiten. Por nëse ju pëlqejnë ato të kategorisë së parë, do të ishte mirë t’i spërkatni në pjesët e trupit ku ka puls (brenda kyçeve dhe anëve të qafës), por edhe në vende si kërthiza dhe pjesa e brendshme e gjunjëve.

Një këshillë që patjetër do t’ju ndihmojë është të merrni kremin përkatës të trupit të parfumit që ju pëlqen dhe t’i vendosni së bashku për intensitet dhe kohëzgjatje më të madhe. Nëse nuk e dëshironi ose nuk disponohet në treg, përpiquni të shmangni edhe kremrat me një aromë ndryshe, të fortë, pasi në këtë mënyrë do të ngatërroni aromat.

Së fundi, ruani parfumet tuaja në një vend të errët dhe të freskët dhe gjithmonë sigurohuni që të mbyllni mirë kapakët e tyre, pasi ajri mund të ndryshojë përbërjen e tyre dhe, si rrjedhojë, kohëzgjatjen dhe intensitetin e aromës. /albeu.com


Shtuar 26.02.2023 19:48

Tags: