EMRI/ Kishte fshehur 8 kg lëndë narkotike në banesë, arrestohet shqiptari në Itali

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali.

Bëhet fjalë për Milantin Dhamon, i arrestuar në kuadër të operacionit të policisë italiane në Sampierdarena.

Nga ky operacion u sekuestruan 8 kg marijuanë.

Mediet italianë raportojnë se lënda narkotike u gjet në garazhin e banesës së 30-vjeçarit shqiptar. Gjithashtu u sekuestruan 100 gramë kokainë të pastër, 6 kilogramë hashash dhe rreth 2 kilogramë marijuanë./albeu.com/


Shtuar 24.02.2023 17:02