Një 48-vjeçar është gjetur sot pa shenja jete në Shkodër.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20, në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.
Dyshohet se shtetasi A. Xh., 48 vjeç është vetëvrarë më armë gjahu.
Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/