Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimin ndaj ish-ministrit Lefter Koka, ish-deputetitAlqi Bllako dhe 8 të pandehurve të tjerë në lidhje me aferën me Inceneratorin e Elbasanit.
GJKKO ka refuzuar kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar të kësaj çështjeje.
Në seancën e mëparshme u dëgjuan të gjitha pretendimet e të pandehurve, ndërsa shumica prej tyre kërkuarën bashkimin e dosjeve me atë të inceneratorit të Fierit, e cila u rrëzua nga togat e zeza.
Ndërkohë, të pandehur për këtë dosje për të cilët Prokuroria e Posaçme kërkon kalimin për gjykim të çështjes janë: Lefter Koka; Alqi Bllako; Mirel Mërtirim, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Bardhyl Çabiri dhe Serafin Papa
/albeu.com/