Kulla Eiffel do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Ukrainës më 24 shkurt

Kulla Eiffel në Paris do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit ukrainas më 24 shkurt, tha kryebashkiakja Anne Hidalgo.

“Një vit pas fillimit të konfliktit, Parisi mbetet i përkushtuar ndaj mbështetjes së palëkundur të popullit të Ukrainës”, tha Hidalgo, duke komentuar këtë vendim.

Në shkurt 2022, kulla u ndriçua gjithashtu me ngjyrat e flamurit të Ukrainës për tre netë radhazi.

Kjo u bë pas fillimit të luftës në Ukrainë në shenjë mbështetjeje për Kievin./Albeu.com/


Shtuar 21.02.2023 09:26