“Çfarë ke me burrin tim…”, Kiara dhe Olta debatojnë me njëra-tjetrën

Mbrëmja e djeshme e BBV nuk ka ka kaluar pa debat, ku këtë herë protagoniste ka qenë Kiara dhe Olta, pas vendimit që mori kjo e fundit për nominimet e banorëve.

Teksa po dilnin në oborr Kiara iu kthye aktores që debatet që ka me Luizin t’i përfundojë me të dhe të mos e përfshijë luftën e tyre.

“Çfarë ke me burrin tim, merru me burrin tim nëse ke këllqe. Po merresh me një person që nuk të ka bërë asgjë. E ke të gjithën me Luizin. Por nuk ka gjë se bota është me rrota”, tha Kiara dhe më pas ftoi Luizin të bëjnë një foto në oborr.

Ditën e djeshme Olta çoi në nominim çiftin përballë Bledit pas hapjes së zarfit të kuq, nga loja ku u bë lidere për shkak se u shpall e preferuara e publikut.

Emri i saj në listën e personazheve të preferuar të publikut ka nxitur kontestime të shumta në rrjet.

 


Shtuar 19.02.2023 11:20