SHBA-të vënë në dyshim balonën e parë kineze: Ishte për spiunim, 3 të tjerat për qëllime shkencore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht nuk kanë “asnjë tregues” se tre objektet fluturuese të rrëzuara së fundmi në Amerikën e Veriut ishin me origjinë kineze ose po përdoreshin për qëllime spiunazhi, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Të tre “objektet” mund të kenë qenë ” balona komerciale ose shkencore “, tha John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Ai sqaroi se mbetjet e balonave duhet të analizohen imtësisht për t’u përgjigjur më pas me siguri.
Sakaq në fjalën e tij, Kirby nuk përmendi balonën e parë të rrëzuar nga ushtria amerikane më katër shkurt, për të cilën Uashingtoni këmbëngul se ishte vendosur nga Kina për të spiunuar.

Zëdhënësi vuri në dukje se askush nuk i ka marrë ende mbetjet nga tre objektet, pasi për shkak të kushteve të këqija atmosferike është e vështirë të gjenden./albeu.com/


Shtuar 14.02.2023 17:50

Tags: ,