“Fajin e ka Saliu”, Berisha: PD nuk i bojkoton zgjedhjet, akuza ndaj meje për sjelljet e shfrenuara të të tjerëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë gjatë mbledhjes së kryesisë në selinë blu se parlamenti po trajtohet si një klub i neveritshëm..

Ai theksoi se PD nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet, edhe pse ka përpjekje për ta përjashtuar si forcë politike nga ky proces.

Njerzit ju thonë pa dhunë nuk përmbyset unë iu them atyre që qëndresa është forcë, dhuna nuk të sjel në objektivat që kërkon. Ne jemi në hapat më fillestarë të mosbindjen civile, ne nuk marrim pushtet me forcë. Ju e shifni si sillen në parlament, kurrë nuk ka qenë në këtë situatë, një grusht njerëzish të zhveshur nga cdo lloj morali e trajtojnë parlamentin si një klub të neveritshëm. Më akuzonin mua dje si fajtor për sjellët e shfrenuara të tjerëve, apo fajin e ka Saliu, kjo ishte kulmore. Ja deri ku shkon degradimi duhet ta dini që aty ishte dhe diçka tjetër, ndaj kërkoj që koalicioni PD-PS i grave të faktonte që për shfrenimet e këtij fajin e kishte Berisha. Shikoni në cfarë shkalle këta kanë humbur cdo lloj logjike, kanë humbur gjithçka dhe janë të aftë të thonë cdo gjë. Duhet të falënderoj qytetarët për përgjegjësinë që po tregojnë në protesta.

Duhet të vazhdojë. Këtu grabiten zgjedhjet, në do të qëndrojmë ndaj cdo akti apo përpjekje për të grabitur zgjedhjet. Ne nuk bojkotjmë zgjedhjet, përpjekja për të përjashtuar PD është etapa e tretë e skenarit e të njëjtit autor, por do marrin përgjgijen e merituar. Nuk ka asgjë më të paligjshëm se shpallja palë e atij që nuk është palë. Ata që duan të na përjashtojnë ne do përballen me ne”, tha Berisha.


Shtuar 14.02.2023 13:44