Parashikimi ogurzi i Stoltenberg: Po shohim fillimin e një ofensive të re ruse

Pak ditë  para 1-vjetorit të  fillimit të  pushtimit rus, vlerësimet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s janë ogurzeza.

“Realiteti është se ne po shohim tashmë fillimin e një ofensive të re ruse në Ukrainë ,” tha Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp përpara takimit të nesërm të ministrave të mbrojtjes në Bruksel.

Ai gjithashtu nënvizoi se presidenti rus, Vladimir Putin ” nuk po përgatitet për paqe”, përkundrazi nis sulme të reja.

Siç thekson Stoltenberg, ” NATO do të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa duhet” dhe shtoi se aleatët janë në ” një luftë logjistike ” me Rusinë.

“Aftësitë kryesore si municionet dhe pjesët rezervë duhet të arrijnë në Ukrainë përpara se Rusia të marrë iniciativën në fushën e betejës. Shpejtësia do të shpëtojë jetë ”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Ai gjithashtu vazhdoi të pretendonte se presidenti Vladimir Putin po dërgon “mijëra dhe do të dërgojë mijëra trupa të tjera “, por në të njëjtën kohë pranon “shkallën shumë të lartë të viktimave ” dhe ka ” humbje të rënda “, por ushtron presion mbi ukrainasit.

“Atë që Rusisë i mungon në cilësi, ata përpiqen ta kompensojnë në sasi ,” tha ai, gjë që tregon se sa urgjente është që Perëndimi të furnizojë Ukrainën me më shumë armë.

“Sa më shpejt Kievi të furnizohet me armë, municione, pjesë këmbimi dhe karburant, aq më shumë jetë mund të shpëtohen, ” përfundoi ai.


Shtuar 13.02.2023 20:51