Sipas një studimi të fundit, rezulton se, të ngrënit të brokolit, lakrës, avokados, ul ndjeshëm efektet e plakjes.
Ekspertët bënë një studim dhe rezulton se, për njerëzit më në moshë, nëse ata hanë këto tri ushqime, me shumë gjasa do të ngadalësojnë plakjen. Me rritjen e moshës, edhe trupi humbet aftësinë për të prodhuar nikotinamide adenine dinucleotide (NAD), e cila është e domosdoshme për të shmangur plakjen.
Me plakjen, për të rritur nivelet dhe furnizimin me NAD të organizmit është e rëndësishme që ju të hani brokoli, lakër dhe avokado.
E rëndësishme për shmangien e plakjes është edhe mononukleotid nikotinamide (NMN). Duke qenë se këto ushqime janë gati çdo ditë në tryezë, e keni më të lehtë për të ruajtur bukurinë tuaj dhe për të shmangur dhe ngadalësuar kështu plakjen e parakohshme.
Prandaj duhet të konsumoni sa më shumë brokoli, avokado dhe lakra, për të rritur nivelet e nikotinamide adenine dinucleotides dhe mononukleotid nikotinamides. Kështu do të jeni më të rinj dhe procesi i plakjes do të ngadalësohet.