Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon veliaj, ka ironizuar kreun e PD Sali Berisha dhe kandidatin Belind Këlliçi, pas ndalesës që ata bënë para Bashkisë.
Në rëagimin e tij Veliaj shkruan se e fton Berishën dhe Këlliçin të vijnë sërish në 15 maj tek Bashkia për t’i falenderuar për garën.
“Falënderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës – nga koha e kioskave në Lanë e parqe – Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik! E ftoj të vijë sërish në 15 Maj ta falënderoj për garën!”, shkruan Veliaj.