Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare trajneri i ekipit të Butrintit

Odisea Çipa, trajneri i ekipit të futbollit Butrinti, është ndarë nga jeta parakohe.

Mësohet se specialisti i futbollit dhe trajneri Odisea Çipa, i cili drejtonte ekipin e futbollit Butrinti këtë sezon, ka humbur jetën pas një arresti kardiak.

Çipa ka qenë më parë lojtar i ekipit të Butrintit.

Ai mori drejtimin e Butrintit gjatë muajit gusht të vitit 2022. Butrinti ndodhet aktualisht në kategorinë e dytë të futbollit në Shqipëri./Albeu.com


Shtuar 9.02.2023 08:24