Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi gjatë një kontrolli në makinë iu gjetën 4 kg kokainë.
Fillimisht, shqiptari u përpoq të qëndronte i qeë, por kur u afruan qentë e Guardia di Finanza ai filloi të shfaqte shenja nervozizmi.
Kjo i bëri uniformat blu të dyshonin dhe të thellonin kontrollin në makinë.
Brenda një vendi të fshehtë të ndërtuar posaçërisht brenda makinës, policia gjeti të fshura 4 kilogramë kokainë, të ndara më 4 pako.
Financierët dhe policët sekuestruan makinën dhe drogën dhe arrestuan shqiptarin pa leje qëndrimi./Albeu.com/