Është e paplasur! Gjendet një predhë e Luftës së Dytë Botërore në Vlorë

Një predhë luftarake e dyshuar e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në Peshkëpi të Vlorës.

Ka qenë një banorë i zonës ai i cili ka pikasur predhën në afërsi të tokave bujqësore. Banori që e ka gjetur thotë se ka qenë duke punuar tokën për të mbjellë pemë dhe në thellësinë 1.5 m ka ndeshur në predhën.

Predha është e rrezikshme pasi dyshohet të jetë e paplasur. Megjithatë ende as policia dhe as xhenierë ende nuk kanë shkuar në zonë.


Shtuar 14.05.2021 13:14

Tags: ,