Një 38-vjeçar në Vlorë është rrëzuar akidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij.
Uniformat blu bëjnë me dije se 38-vjeçari dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit. Ai aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Vlorë/Informacion paraprak
Gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi O. J., 38 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit.
Aktualisht 38-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/