Tentuan “të arratiseshin” nga Greqia, arrestohen dy persona në Kakavijë

Dy shtetas të huaj, një grua dhe një burrë, kanë tentuar të largohen nga Greqia duke u paraqitur në momente të ndryshme në pikën e kontrollit kufitar të Kakavijës, por të dy janë arrestuar pasi nga efektivët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave u konstatua se ishin të arratisur.

E para që u arrestua nga punonjësit e policisë së repartit të Pogonit ishte e huaja, e cila ishte dënuar nga Gjykata Njëanëtare e Kundërvajtjeve të Athinës me një vit burg për falsifikim dhe marrjen e një certifikate false.

Burri, i cili u arrestua më vonë, duhet të vuante një dënim prej 2 muajsh e 15 ditësh.

Të dy iu referuan prokurorit publik të Plimmeliodikit të Janinës. Sakaq nga mediet greke nuk bëhet me dije origjina e personave të arrestuar.

/Albeu.com/


Shtuar 5.02.2023 23:18