Skandali i korrupsionit në Ukrainë, emërohet ministri i ri i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, nën presionin pas zbulimit të një skandali korrupsioni në ministrinë e tij, do të marrë një post tjetër qeveritar, njoftoi sonte njoftoi sonte në parlament kreu i partisë së Presidentit të Volodymyr Zelensky.

Shefi aktual i shërbimit të inteligjencës ushtarake (GUR) Kirill Budanov do të marrë postin e ministrit të ri të Mbrojtjes.

“Lufta dikton lëvizjen e personelit”, shpjegoi David Arahamia në një postim në Telegram.

“Kohët dhe rrethanat kërkojnë fuqizim dhe rindërtim. Kjo po ndodh tani dhe do të ndodhë në të ardhmen. Armiku po përgatitet të sulmojë. Ne po përgatitemi të mbrohemi dhe të rikuperojmë atë që është e jona”, shtoi ai.

Arahamia nuk specifikoi se kur do të largohet Reznikov nga ministria dhe çfarë pozicioni do të marrë.

Më herët, Presidenti Zelensky përsëriti se situata është “shumë e vështirë” në rajonin e Donetsk, ku po zhvillohen luftime të ashpra, por nuk përmendi largimin e ministrit./ALbeu.com