Joaquin Correa ngriti “flamurin e bardhë” pikërisht në prag të derbit me Milan.
Në stërvitjen e djeshme ai u detyrua të ndalonte për shkak të një shqetësimi muskulor në kofshën e djathtë dhe do duhet të mungojë në ndeshjen sonte.
Por sipas raportimeve nga mediet italiane. Correa rrezikon shumë më tepër.
Në ditët në vijim ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të thelluara mjekësore që do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit të tij, por ka mundësi që të mungojë në ndeshjen e parë të Champions League kundër Porto.