Ortekët ju marrin jetën 10 personave në Austri

Policia austriake njoftoi pesë vdekje të dielën, duke përfshirë atë të një 59-vjeçari që po përdorte borëpastrues në rajonin perëndimor të Tirolit.

Ata gjetën gjithashtu trupat e një udhërrëfyesi skijimi në Sankt Anton am Arlberg dhe një 62-vjeçari i cili po bënte ski rreth majës së Hohe Aifner.

Të shtunën, një 17-vjeçar nga Zelanda e Re, një shtetas kinez 32-vjeçar dhe një gjerman rreth të 50-tave, për të cilët thuhej se të gjithë po bënin ski jashtë fushave të përcaktuara për këtë sport, u gjetën gjithashtu të vdekur, kur ranë ortekët.

Në Zvicër, një grua 56-vjeçare dhe një burrë 52-vjeçar u vranë gjithashtu në kantonin juglindor të Graubuenden të shtunën në mëngjes. Policia zvicerane tha se një anëtar i tretë i grupit të tyre arriti të shpëtonte i padëmtuar.

Ortekët janë të zakonshëm në të dy vendet. Sipas agjencisë së lajmeve APA të Austrisë, vetëm të shtunën u raportuan 30 orteqe në rajonin e Tirolit, 11 prej tyre përfshinin njerëz.


Shtuar 5.02.2023 16:02