Një mafioz italian në arrati prej 16 vitesh është arrestuar në Francë.
Mediet italiane raportojnë se mafiozi i dënuar për vrasje kishte ndërtuar një jetë të re në Francë.
Ai u gjet pas 16 vitesh si picajol, ndërsa mburrej me recetata e tij në gazetat lokale në internet.
Edgardo Greco, 63 vjeç, dyshohet se i përket bandës mafioze famëkeqe ‘Ndrangheta’ në Kalabri, në jug të Italisë. Interpoli tha se ai u arrestua të enjten në qytetin francez të Saint-Etienne, shkruan albeu.com.
I cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë, Greco kërkohej nga autoritetet italiane për të vuajtur një dënim të përjetshëm për vrasjen dy vëllezëeve Stefano dhe Giuseppe Bartolomeo, tha Interpol të enjten, raporton The Guardian.
Stefano dhe Giuseppe Bartolomeo u rrahën për vdekje në një shitës peshku në qytetin e vogël të Kozencës në janar 1991.
Trupat e tyre nuk u gjetën kurrë dhe besohet se janë tretur në acid. I shumëkërkuari akuzohet gjithashtu për tentativën e vrasjes së Emiliano Mosciaro “si pjesë e një lufte mafioze midis bandave Pino Sena dhe Perna Pranno që u regjistruan në fillimi të viteve 1990”.
Kur një Gjykata lëshoi urdhër arresti për të në vitin 2006, Greco u arratis. Tetë vjet më vonë, ai u vendos në qytetin francez të Saint-Étienne, në jug-perëndim të Lionit, duke nisur punën si picajol në një restorant italian.
Greco mori një identitet të ri, duke e quajtur veten Paolo Dimitrio./albeu.com/