Më shumë armë për Ukrainën, Gjermania hap rrugën edhe për Leopard 1: Cili është hapi i radhës

Gjermania ka miratuar dërgimin e tankeve kryesore luftarake Leopard 1 në Ukrainë nga rezervat industriale, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit.

Süddeutsche Zeitung kishte raportuar se qeveria gjermane miratoi planet e prodhuesit gjerman të armëve Rheinmetall për të shitur 88 leopardë më të vjetër në Ukrainë për një kosto totale prej më shumë se 100 milionë euro.

Dorëzimi i tankeve më të vjetër Leopard 1 nga rezervat industriale mund të bëhet sapo të riparohen tanket, shkruan gazeta. Megjithatë, ka ende probleme në marrjen e municionit të nevojshëm 105 milimetrash.

Ky hap vjen pasi qeveria gjermane njoftoi se do të dërgonte 14 tanke kryesore luftarake Leopard 2 nga rezervat e Bundesëehr-it në Ukrainë.

Berlini po konsideron gjithashtu blerjen e 15 tankeve Gepard që i kishte shitur Katarit, raportoi gazeta gjermane. Disa zyrtarë gjermanë kanë diskutuar me ministrinë e jashtme të Katarit blerjen e mundshme të tankeve Gepard që Doha kishte blerë për të siguruar stadiumet e Kupës së Botës.

“Gepardët e kanë provuar veten shumë mirë në luftën në Ukrainë. Nëse mund të merrnim më shumë nga partnerët këtu, kjo do t’i ndihmonte padyshim ukrainasit”, mësohet të ketë thënë ministri gjerman të mbrojtjes, Boris Pistorius. /albeu.com


Shtuar 3.02.2023 13:23