Samiti BE-Ukrainë do të mbahet në Kiev gjatë kësaj jave

Kryeministri i Ukrainës tha se samiti Ukrainë-Bashkimi Evropian do të mbahet të premten, teksa ky shtet po vazhdon të përballet me pushtimin e Rusisë.

“Samiti Ukrainë-BE do të mbahet në Kiev më 3 shkurt”, tha kryeministri ukrainas, Denys Shmygal, gjatë takimit të Qeverisë të martën. Ai tha se kjo ngjarje është “jashtëzakonisht e rëndësishme” për synimin e Kievit që të anëtarësohet në bllokun evropian.

“Fakti që ky samit do të mbahet në Kiev është një sinjal i fuqishëm edhe për partnerët, edhe për armiqtë”, theksoi Shmygal.

Bashkimi Evropian ende nuk ka dhënë detaje se kush do të marrë pjesë në këtë samit. Kryeministri ukrainas tha se edhe një ngjarje kyçe do të zhvillohet të enjten, kur konsultimet midis Qeverisë së Ukrainës dhe Komisionit Evropian do të mbahet “për herë të parë në historinë tonë”.

Ukraina ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE qershorin e vitit të kaluar. Shtetet e BE-së e kanë mbështetur me vendosmëri Ukrainë që kur Moska nisi pushtimin në shkurt, duke goditur Rusinë me një valë ndëshkimesh ekonomike dhe duke i dërguar armë Kievit.


Shtuar 31.01.2023 22:27

Tags: ,