Gazetari: Big Brother VIP ka ulur numrin e vrasjeve, aksidenteve dhe grabitjeve

Ditën e sotme në E Diell në Top Channel u diskutua tema se “sa reale janë dashuritë në BBVip”. Në mesin e diskutimeve nëse pëlqimet Kiara-Luiz e Dea-Amos, të ftuarit në panel shprehën mendimet e tyre lidhur me çiftet.

Pasi tha mendimin e tij me atë që shihte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, gazetari Bledi Mane në fund shtoi edhe një detaj interesant.

“Këto 5 javë janë ulur me 87% telefonatat e qytetarëve drejtuar policisë të martave dhe të shtunave në mbrëmje.

Policia nuk ka regjistruar asnjë aksident, asnjë vrasje, asnjë grabitje të martave dhe të shtunave, dhe kjo se Big Brother ka gozhduar para ekranit shqiptarët,” tha Mane.


Shtuar 29.01.2023 16:39