Me 3 armë zjarri në makinë, arrestohet 21-vjeçari në Holandë

Një 21-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar pasditen e së martës në Urën e Moerdijkut në Holandë.

Policia e ka kapur në një pikë karburanti pak më larg burrin, i cili drejtonte një makinë me targa franceze.

Sipas policisë, shqiptari kishte një histori të paqartë se çfarë po bënte në vend dhe nuk kishte vendbanim fiks në Holandë.

Kur u kontrollua makina e tij, oficerët gjetën tre armë zjarri. Ai u arrestua dhe u dërgua në mbajtje për pyetje të mëtejshme. Makina dhe armët janë sekuestruar për hetime të mëtejshme./Albeu.com/

 


Shtuar 25.01.2023 20:07