Pronari i një dyqani në Kavajë po hetohet nga Policia, pasi dyshohet see produketet që ai shet në dyqan të kenë shfaqur problem shëndetësore te nxënësit e një shkolle.
Disa nxënës në fshatin Memzotaj kanë shfaqur probleme shëndetësore pasi konsumimit të disa produkteve ushqimore.
Ata deklaruan në polici se ushqimet i kishin blerë në një dyqan të fshatit dhe se pasi i kanë konsumuar nuk janë ndjerë mirë. Në lidhje me këtë ngjarje është vënë nën hetim pronari i dyqanit, një 48-vjeçar me iniciale M.H.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 48 vjeç, banues në fshatin Memzotaj, pasi disa nxënës të shkollës së këtij fshati kanë deklaruar se nuk janë ndjerë mirë pas konsumimit të disa produkteve që kanë blerë në dyqanin e këtij shtetasi.
/Albeu.com/