Një shtëpi është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Bulqizë. Banesa është shkrumbuar.
Mësohet se në banesë jetonin dy familje. Ata rrezikuan sot jetën nga zjarri, por për fat të mirë dolën në kohë nga banesa.
Sipas policisë lokale të Bulqizës ngjarja ka ndodhur në njësinë administrative Martanesh, ku fillimisht flakët janë pikasur nga vetë familjarët të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen e Bulqizës, por për shkak edhe të largësisë zjarrfikësja ka shkuar me vonesë dhe nuk ka mundur ta fikë zjarrin.
Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar edhe policia e cila ka nisur hetimet, por ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit./albeu.com/