Në ndikimin e hënës së re, astrologia e njohur tregon si mbyllet muaji Janar

Astrologia e njohur Krisanti ka bërë një përmbledhje të javës së fundit të Janarit, të cilën e quan një javë pozitive me hënën e re në Ujor dhe të gjitha shenjat duhet të përshtaten me situatat dhe të jenë kreativë.

Krisanthi: Jemi në ndikimin e hënës së re që u përfshi që u zhvillua të shtunën në shenjën e Ujorit, një hënë e re shumë pozitive. Ne duhet të frymëzohemi nga ide të reja, të ndjekim metoda të reja në këto fillimet e reja që do të bëjmë. Bota ka ndryshuar dhe do të ndryshojë akoma më shumë. Nëse ne nuk do të përshtatemi, gjërat do jenë të vështira dhe si të përshtatemi?

Të heqim nga vetja atë ndjenjën e sigurisë. Duhet të përshtatemi dhe të jemi kreative. Kemi përpara një javë shumë pozitive, një javë që sjell fat, por nuk duhet të flemë mbi dafina. Fati nuk vjen vetë të na trokasë derën, duhet të jemi sa më sociale, vigjilentë që të kapim shanset që na krijohen. Kjo është atmosfera e javës.


Shtuar 23.01.2023 14:49