Rrëshqitje dherash për shkak të reshjeve, aksi rrugor në Vlorë gati të shembet

Shqipëria është “pushtuar” nga moti i keq gjatë ditëve të fundit. Reshjet e dendura të shiut dhe borës kanë sjellë problematika të shumta nga jugu në veri.

Në Vlorë, për shkak të reshjeve të shiut ka pasur problem në disa akse rrugore në fshatra.

Si pasojë e prurjeve të mëdha është dëmtuar aksi rrugor që të çon në fshatin Plocë dhe Sevaster, pasi ka patur rrëshqitje të madhe dheu.

Mësohet se firma kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës ka nisur grupin në mënyrë që të meren masat për kalimin e mjeteve në një aks dhe ditën e nesërme të vazhdojë ndërhyrja./Albeu.com/


Shtuar 23.01.2023 14:38