Trashësia e dëborës arrin deri në 25 cm në Dardhë, kërkohet përdorimi i zinxhirëve, rrugët problematike në Korçë

Drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të pajisur me zinxhirë ose goma dimërore nëse kanë në plan të kalojnë në rrugën që lidh Korçën me zonën turistike të Dardhës.

Rëshjet e dëborës gjatë natës në qarkun Korçë kanë bërë që trashëisa e dëborës në Dradhë të arrijë deri në 25 centimetra.

Gjithashtu dëbora ka ka mbuluar edhe një pjesë të rëndësishme të rrugëve Korçë-Voskopojë, Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë, ku trashësia e dëborës shkon deri në 15 cm, për pasojë drejtuest duhet të tregojnë kujdes ndërsa rekomandohet përdorimi I gomave dimërore.

Sakaq bëhet me dije se po vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve./albeu.com/


Shtuar 21.01.2023 08:27

Tags: