Përmbytjet në Shkodër, Spahia: Të merren masa, banorët janë lënë në harresë

Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka kërkuar që situata me përmbytjet të përfundoj një herë e mirë.

Spahia tha për mediat se duhen marrë masa serioze dhe afatgjata, pasi ky problem është kther në makth për banorët.

“Duhet vënë dorë një herë e mirë i duhet dhënë zgjidhje kësaj situate për këto banorë. Është e domosdoshme të planifikohen masa serioze afatgjata për zgjidhjen e një problematike të tillë që është kthyer në një makth të vërtetë për banorët e zonën së nën Shkodrës por jo vetëm”, tha Spahia.

“Mendoj se tanimë ‘mjaft është majft’, nuk duhen lënë vetëm këto banorë. Nuk mjafton vetëm angazhimi i strukturave të shtetit në momentin kur ndodh përmbytja, duhen hartuar plane të mirëfillta për zgjidhjen përfundimtare të problematikave të zonës.

Është një barrë ekonomike për xhepat e këtyre banorëve dhe shumë të tjerëve. Janë të lënë në harresë në vetmi në përballjen me këto situata. Askush nuk merr përsipër kompensimin e dëmeve”, tha kryebashkiaku.


Shtuar 19.01.2023 15:01