Moti i keq në Kosovë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Skënderaj, mbyllen shkollat

Reshjet e denduar të shiut kanë shkatuar përmbytje në disa zona të Kosovës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se lumenjtë kanë pasur disa vërshime të shpejta, teksa e njëjta situatë pritet të vijojë në ditët në vijim.

Ndërkohë kryetari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në komunën që ai drejton, për shkak vërshimeve të shiut.

Nura përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, ka formuar Shtabin Emergjent, i cili tashmë ndodhet në terren, ndërsa bën me dije se shkollat janë mbyllur. Pritet një njoftim i dytë se kur shkollat do të hapen.

“Që nga orët e mengjesit, secila drejtori me njësitë dhe shërbimet vartëse, ndërkohë që edhe me mbështetje të Shërbimit të Zjarrfikësve, është angazhuar të bëjë maksimumin e punës që situata të jetë nën kontrollë, me gjithë vështirësitë dhe kapacitetet ekzistuese karshi sasisë së madhe të ujit nga reshjet e shiut”, shkroi Nura  në Facebook./Albeu.com/