Formacionet zyrtare Tottenham-Arsenal: Saka “sfidon” Harry Kane në derbin e Londrës

Në orën 17:30 me orën lokale, në stadiumin “Ëhite Heart Lane”, do të zhvillohet derbi i Londrës, mes Tottenham dhe Arsenal, në një përballje e cila nuk duhet humbur.

Përballë “topçinjve”, tekniku italian i Spurs, Antonio Conte ka zgjedhur formacionin 3-4-2-1, ku në portë është vendosur Hugo Lloris. Mbrojtja me 3 përbëhet nga Dier, Romero dhe Lenglet. Në mesfushë Doherty, Sarr, Hojbjerg dhe Sessegnon. Ndërsa në repartin ofensiv janë vendosur Kulusevski dhe Son, të cilët kanë për detyrë furnizimin me topa të sulmuesit Harry Kane.

Në krahun tjetër, tekniku spanjoll Mikel Arteta ka zgjedhur formacionin 4-3-3, për të rreshtuar djemtë e tij. Në portë Ramsdale. Në mbrojtje Zinchenko, Gabriel, Saliba dhe Ben White rreshtuar respektivisht nga e majta në të djathtë. Në mesfushë Xhaka, Partey dhe Odegaard, ndërsa “tridenti” i sulmit është i përbërë nga Martinelli, Nketiah dhe Saka. /albeu.com