Hetimi për shpërthimet në Nord Stream, Rusia: Suedia po fsheh diçka

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se refuzimi i Suedisë për të bashkëpunuar me prokurorët rusë ishte “konfuz” dhe se Moska kishte të drejtë të dinte detajet e hetimit.

Moska i propozoi Stokholmit ngritjen e një hetimi të përbashkët për shpërthimet, ku tre nga katër tubacionet e Nord Stream 1 dhe 2 mund të dilnin jashtë përdorimit përgjithmonë. Por si Suedia ashtu edhe Danimarka e kanë hedhur poshtë idenë që Rusia të marrë pjesë në hetim.

Në një konferencë në Moskë, Zakharova sugjeroi se kishte arsye  për atë vendim.

“Ndoshta hetuesit rusë, duke kryer një hetim objektiv, mund të arrijnë në një përfundim të papërshtatshëm se kush e kreu këtë akt sabotimi, terrorizmi.

Kush e mendoi dhe kush e kreu atë,” tha ajo.

Zakharova tha se Suedia po “fshehte” fakte rreth asaj që kishte zbuluar në hetim, duke sugjeruar se “autoritetet suedeze kanë diçka për të fshehur”.


Shtuar 12.01.2023 12:36