Ministri i Brendshëm, Bledar Cuçi është duke mbajtur një konferencë për shtyp ku po bën bilancin e sfidave dhe arritjeve të vitit 2022, ndërsa rendit prioritete e 2023-it.
Çuçi deklaroi se do të ketë një ristrukturim në drejtoritë e policisë në të gjithë vendit, ndërsa bëri me dije se do të ketë sektorë të veçuar në luftën kundër krimit të organizuar. Do të ketë një drejtori për trafikun e drogës, grupet e organizuara dhe për krimet e rënda.
Çuçi: Vit me sfida jo të pakta por me arritje të rëndëishme në pjesën e sigurisë. Gjatë 2022 patëm arritje në fushën e sigurisë. Pjesa kryesore që ka mbuluar ministria e brendshme lidhet me funksionimin e policisë së shtett. Gjatë 2022 kemi bërë një hap të rëndësishëm në reformimin e policisë së shtetit. Kemi arritur jetësimin për nisjen e reformës së policisë kriminale, për ti dhënë identitet të plotë policisë. Pjesa kryesore lufta kundër krimit në Shqipëri.
Policia kriminale duke filluar nga ky vit do të riorganizohet.
Më në fund pasi të mbarojmë godinën e re të policisë shkencore kemi vënë në dispozicion 4 mkn paund grand që të pajisim me mjete policinë shkencore të policisë. /albeu.com/