Neda Balluku prej nisjes së sezonit të ri të “Për’puthen” është ulur në kolltukun e mblesit, teksa i ka dhënë ngjyra dhe dinamikë programit. Ky i fundit ka nisur me mbrëmjet “Prime” dhe duket se ajo e djeshmja është kryekëput për Nedën. Ajo ka zbuluar se do të bëhet nënë për të herë të tretë.
Edhe pse bashkëshorti i saj, Ogreni nuk iu bashkua studios për “ Baby gender reveal”, ishte Bora ajo që e shoqëroi Nedën dhe pas dy djemve do të vijë në familjen Balluku një vajzë. Teksa u shpreh e lumtur dhe e emocionuar Neda tha dhe dy fjalë për të voglën që do të vijë në jetë.
“Do të kujdesem që të jetë e lumtur gjithmonë”.
Por ditën e sotme, Neda ka publikuar edhe fotot e para me barkun e rrumbullakosur.