Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar këtë të premte në selinë blu të Partisë Demokratike.
Albeu.com mëson se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është i pranishëm në selinë blu.
Për rrjedhojë takimi po zhvillohet mes sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Flamur Noka dhe Metës. Nuk dihen ende arsyet e këtij takimi.
Sipas burimeve shkaku i mungesës së Berishë në takim është gjendja e tij shëndetësore, pasi kreu i PD-së është prekur nga gripi.
Ky është takimi i parë për këtë 2023-in mes aleatëve opozitarë.
/Albeu.com/