Benfica “fabrikë” talentesh: Nga Di Maria e deri te Darwin Nunez, “xhevahirët” që mbushën arkat e klubit portugez

Kur bëhet fjalë për klube që gjenerojnë yje, asnjë nuk është më fitimprurës dhe më pjellor kur bëhet fjalë për prodhimin e talenteve se sa Benfica.

Gjigantët portugez kanë gjeneruar mbi 1 miliard paund nga shitjet e lojtarëve gjatë dekadës së fundit, të bëra nga blerjet e zgjuara dhe duke sjellë lojtarë përmes grupeve të shkëlqyera të të rinjve.

Superylli i fundit Enzo Fernandez u soll në klub nga Argjentina këtë vit, para se të shkëlqente në Kupën e Botës me kombin e tij. Tani, ai është i vendosur për një transferim prej 105 milionë paund te Chelsea.

Verën e kaluar, Darwin Nunez u transferua nga klubi portugez për te Liverpool për një shifër të lartë prej 85 milionë paund. Transferimi i Jao Felix te Atletico Madrid për një shumë marramendëse prej 115 milionë paund mbetet ende shitja e tyre më e lartë. Ndërsa në të ardhmen, Goncalo Ramos mund të gjenerojë një tarifë të madhe, ku thuhet se Manchester United ndodhet pranë tij.

Darwin Nunez

Jo vetëm një produkt rinor, por patjetër që duhen duartrokitje për agjentët që zbuluan sulmuesin aktual të Liverpoolit. Nunez po luante në kategorinë e dytë në Spanjë me Almerian, përpara se Benfica të vendoste bast për të dhe ta transferonte atë në moshën 21-vjeçare, në vitin 2020. Në dy sezone ai shënoi 48 gola në 85 ndeshje, duke bindur Jurgen Klopp të paguante një shumë prej 85 milionë paund.

Ruben Dias

Mbrojtësi tashmë i Manchester City, 25 vjeç, filloi të luante futboll te Benfica në vitin 2008, kur ishte vetëm 11 vjeç. Pasi u diplomua në ekipet e tyre të të rinjve, ai bëri debutimin e tij për klubin në vitin 2017. Dias bëri 137 paraqitje, përpara se të bashkohej me kampionët e Premier League për 65 milionë paund në vitin 2020.

Joao Cancelo

Ashtu si Dias, Cancelo iu bashkua Benfica-s kur ishte fëmijë, në moshën 13-vjeçare. Megjithatë, ai do të luante vetëm një ndeshje për klubin përpara se të huazohej te Valencia, e cila ushtroi një opsion për të blerë mbrojtësin e krahut për rreth 12 milionë paund në vitin 2015. Ylli portugez vazhdoi të luante më pas për Interin dhe Juventusin, ku këta të fundit e shitën te Manchester City për 60 milionë paund.

David Luiz

Lojtari brazilian luajti 55 herë në divizionin e dytë dhe të tretë për Vitoria në Brazil, ku më pas Benfica e mori atë për 500 mijë paund në vitin 2007. Luiz vazhdoi të luante 132 herë për ekipin portugez, duke u bërë një nga mbrojtësit më të mirë të kohës në Evropë. Chelsea pagoi një tarifë masive prej 25 milionë paund për qendërmbrojtësin në vitin 2010, dhe ai do të kishte një karrierë mbresëlënëse, duke luajtur më pas te PSG dhe duke u rikthyer përsëri te Chelsea, më pas te Arsenal dhe aktualisht te Flamengo.

Bernardo Silva

I lindur në Lisbonë, ishte e pashmangshme që Silva të luante për klubin e fëmijërisë Benfica. Ai iu bashkua radhëve të tyre te të rinjtë kur ishte vetëm tetë vjeç, duke bërë debutimin e tij në moshën 19-vjeçare. Por mesfushori me tipare sulmuese do të luante vetëm tre herë, përpara se të huazohej te Monaco, e cila e mori atë për 15 milionë paund në vitin 2015, pas një huazimi të suksesshëm. City e bleu atë për 45 milionë paund në vitin 2017, ku ai ka bërë një performancë të jashtëzakonshme.

Renato Sanches

Në vitin 2006, 9-vjeçari Sanches u mirëprit në akademinë e Benficës. Në moshën 18-vjeçare, ai u hodh në thellësi ku u bë një nga talentet më të kërkuar të Evropës. Bayern Munich pagoi një tarifë marramendëse prej 35 milionë paund për të në vitin 2016, megjithëse ai nuk arriti t’i përmbushë pritshmëritë. Një lëvizje huazimi te Sëansea e dëmtoi më tej performancën e tij, megjithëse në Lille ai do të ringrihej. Këtë sezon, ai nënshkroi për PSG, ku po vazhdon të rikthejë formën më të mirë gradualisht.

Joao Felix

Djali i artë i futbollit portugez, Felix është histoira më e madhe e suksesit te Benfica. Pas largimit nga Porto, ai u rrëmbye nga klubi për të cilin do të bënte debutimin e tij në moshën 16-vjeçare. Në sezonin e tij të vetëm, ai shënoi 20 gola në 43 ndeshje, dhe u nderua me çmimin “Golden Boy”. Atletico Madrid e transferoi atë për një tarifë rekord prej 115 milionë paund, megjithëse ai ka luftuar për të përballuar presionin. Ndoshta një lëvizje në Premier League mund të ndihmojë në rigjallërimin e talentit të tij.

Ederson

Gardiani brazilian u lirua fillimisht nga Benfica në moshën 16-vjeçare. Ederson e ndërtoi karrierën e tij në kategorinë e dytë Ribeiro, më pas luajti në Rio Ave, derisa Benfica e bleu atë për një shifër prej 500 mijë paund. Performanca e tij e jashtëzakonshme rrëzoi nga vendi i titullarit legjendën Julio Cesar dhe në vitin 2017 u transferua te Manchester City për 35 milionë paund.

Angel di Maria

Ylli i Argjentinës Di Maria do të vazhdonte të kishte një karrierë të jashtëzakonshme në klube, duke përfshirë Real Madrid, Manchester United, PSG dhe aktualisht Juventus. Por shumë do ta kenë harruar qëndrimin e tij në Benfica mes vite 2007-2010, gjë që e vendosi atë në rrugën e drejtë. Ai mbërriti në Portugali për 6 milionë paund si 19-vjeçar nga Riosario Central. Tre vjet më vonë, “Los Blancos” do të paguane një tarifë prej 33 milionë paund.

Si mundi Benfica të bënte këtë “fabrikë” yjesh?

Në vitin 2006, kur legjenda e Benfica-s, Eusebio hapi qendrën e re të stërvitjes dhe akademinë e të rinjve, kampusi Caixa Futebol, kishte shpresë se ata mund të formonin lojtarët që të luanin ashtu siç dëshironin. Dhe nuk ka dyshim se lehtësitë e ofruara u japin të rinjve mundësinë për t’u zhvilluar si kudo në botë. Rreth 65 fëmijë nga e gjithë bota luajnë në nëntë fushat me të cilat krenohet kampusi. Ka 20 dhoma të zhveshjes, dy auditore dhe tre palestra moderne të mbushura me pajisjet më të fundit.

Trajneri i të rinjve të Benfica-s, Luis Nascimento, zbuloi për “The Football Times”: “Futbolli për të rinjtë është një zonë themelore për Benfikën, me përfitime sportive, sociale dhe financiare. Ne nuk flasim ekzkluzivisht për trajnim, i referohemi edhe edukimit. Performanca akademike e lojtarëve tanë monitorohet dhe inkurajohet në të gjitha nivelet.”

Benfica ka qenë në ballë të ideve të reja që shtyjnë kufijtë e stërvitjes për vite me radhë. Metoda e tyre me inovative përqendrohet rreth 360S, një mjet i ngjashëm me “Footbonaut” i përdorur në Bundesligë. I krijuar për të testuar shpejtësinë e reagimit, vizionin dhe ekzekutimin teknik, lojtari merr topin nga pika të ndryshme dhe duhet të synojë për të lëvizur objektivat brenda një rrethi. Në të njëjtën kohë, lojtarët e ngjashëm me robotët ofrojnë një shpërqendrim duke lëvizur përgjatë mureve të secilës anë të kafazit. Portierët gjithashtu mund ta përdorin atë sepse sistemi mund të simulojë një sërë goditjesh.

  

Edukimi vjen i pari

Sjellja e bën njëriun, dhe kjo është pikërisht ajo që Benfica pret nga lojtarët e saj që vijnë në radhët e tyre. Kjo është arsyeja pse akademia e tyre ka një partneritet me një shkollë lokale në zonën Seixal, ku është vendosur kampusi, dhe yjet marrin një arsim akademik krahas atij të futbollit./albeu.com