U raportua në gjendje të rëndë, Vatikani informon mbi shëndetin e Papa Venediktit

Vatikani ka bërë me dije se ish-Papa Benedikti XVI është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Përditësimi vjen mes shqetësimeve për shëndetin e paraardhësit të Papa Françeskut, ku ky i fundit deklaroi disa ditë më parë se Benedikti i XVI ishte shumë i sëmurë dhe u kërkoi njerëzve të luteshin për të.

Ish-kreu i Kishës Katolike, i cili u bë i pari që doli në pension në 600 vjet, ishte në gjendje të merrte pjesë në meshën që u mbajt në banesën e tij, rapoton Vatikani.

“Mbrëmë Papa Emeritus mundi të pushonte mirë. Ai gjithashtu mori pjesë në kremtimin e Meshës së Shenjtë në dhomën e tij dje pasdite. Për momentin gjendja e tij është stabile”, tha një zëdhënës i Vatikanit.

Pas daljes në pension, ai mori titullin Papa Emeritus dhe zgjodhi ta jetonte pensionin i izoluar në një manastir në Vatikan.

Në fillim të kësaj jave, Selia e Shenjtë tha se gjendja e 95-vjeçarit ishte përkeqësuar papritur për shkak të moshës.


Shtuar 30.12.2022 18:33