Prej disa ditësh në mediat angleze kanë qarkulluar zëra se mesfushori me tipare sulmuese, Philippe Coutinho dëshiron të largohet nga Aston Villa.
Mirëpo ditët e sotme, mesfushori brazilian ka mohuar çdo mundësi largimi, sepse është i lumtur në “Villa Park”.
“Gjatë ditëve të fundit, kam parë shumë lajme për veten time. Epo, problemi është se ata filluan të përhapin gënjeshtra, dhe unë dua të shpjegoj gjithçka.
Asnjëherë, në asnjë moment, nuk i kam thënë askujt për dëshirën për t’u larguar nga klubi, sepse unë jam i lumtur këtu, ashtu si edhe familja ime.
Tani që jam rikuperuar nga lëndimi, jam i fokusuar vetëm të bëj më të mirën çdo ditë, të luaj në një nivel të lartë dhe të ndihmoj klubin dhe bashkëlojtarët e mi të arrijnë qëllimet tona”,- ka shpjeguar mesfushori brazilian. /albeu.com